Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Një pyetje që e bëri jo vetëm të qeshë Merkelin

$
0
0

Angela MerkelEdhe me aq dhe Angela Merkel mezi priste të mbaronte konferenca për shtyp.

Pasi sinjalizoi një nga këshilltarët e saj, kur ja i erdhi edhe pyetja që mundon kaq shumë disa media këto ditë: A është përzgjedhur Edi Rama si lider i rajonit, njësoj siç është ajo liderja e Europës?

Pyetja shkaktoi jo vetëm të qeshura në sallë.

Ajo i ka rrënjët tek entuziazmi që ka përfshirë disa media pranë qeverisë se Edi Rama po piketohet si i pari i rajonit pasi po e takon kaq shpesh Merkelin.

Jo më kot edhe Rama e tha vetë se e ka takuar Merkelin tre herë në më pak se një vit.

Merkel ishte e prerë në përgjigjen e saj: Rajoni duhet të ketë demokracinë për lider.

Ndoshta nuk e ka besuar që ia kanë bërë këtë pyetje, por nuk e di se një e përditshme është hapur me një titull në gjermanisht, duke e quajtur atë kancelaren e krejt Europës.

Më shumë se qesharake!


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670