Gazetari Ylli Rakipi, i cili publikoi videoskandalin e lidhur me kreun e bashkisë së Dibrës tha se, vajza 20-vjeçare ka ardhur sot tek redaksia e “Ora News” dhe ishte mjaft e frikësuar dhe rrëfeu se ishte kërcënuar.
“Nuk ishim të bindur nëse duhej publikuar, por menduam se interesi publik ishte i lartë dhe kishte nevojë të dinte këtë të vërtetë. Na vinte keq për familjen e Xhelilit, pasi ai është gjysh sot.
Ne pamë një vajzë me nënën e saj dhe vëllanë që ishin të dërrmuar dhe nuk mund ta neglizhonim. Ne donim siguri, prandaj dhe video u shty deri në atë pikë.
Vajza tha se kërcënimet kanë qenë nga më të ndryshmet dhe frika ishte e madhe”,- tha Rakipi.