Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Ironia therëse e Mentor Kikisë, thirrje grekëve të na mbrojnë nga INUK

$
0
0

inukMinistria e Punëve të Jashtme greke reagoi e tërbuar nga prishja e Kishës së Dhërmiut nga INUV.

Lidhur me këtë ka reaguar gazetari Mentori Kikia që ka ironizuar palën greke.

Ja çfarë shkruan ai:

Greqia ne “mbrojtje” te interesave te shqiptareve

Ministria e jashtme Greke reagoi pas nje aksioni te INUV ne Dhermi per prishjen e nje ndertese pa leje, ne vendin ku ka qene nje kishe.

Sa here ka problem mes Kishes Ortodokse dhe shtetit, Greqia eshte e gatshme te nderhyje menjehere.

Nuk jam dakord me menyren se si e trajtuan autoritetet shqiptare por nejse, i cuditshem reagimi i nje shteti per prishjen e nje ndertimi pa leje ne nje shtet tjeter.

Duke qene se qeveria greke ka fituar nje “ndjeshmeri” te madhe ndaj nderhyrjes se policise ndertimore ne Shqiperi, po denoncoj prane ministrise se jashtme greke prishjen e disa ndertimeve nga INUK dhe kerkoj nderhyrjen e menjehershme te Athines ndaj shtetit shqiptar per te ndaluar prishjen e ndertimeve te tjera.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670