Formularët e ligjit të ashtuquajtur të “Dekriminalizimit”, papritur kanë hapur një debat të ri.
Në fokus nuk është vënë se kush është arrestuar apo dënuar më parë në të kaluarën, por kush ka ndërrruar mbiemrat edhe përse.
Sali Berisha i quajti travestitë (jo në kuptimin eoritik, citim i Berishës) ata që e kanë bërë një gjë të tillë.
Mirëpo gazetari Mero Baze ka ndërhyrë në këtë debat me rubrikën e tij të humorit “Antena”, duke shigjetuar Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Ja një pjesë e debatit të improvizuar nga Baze, botuar te Tema online:
Bujar Nishani: Unë e kam pasur emrin Bujar Mehmeti. Por sic dihet ndodhën ngjarjet e Shkollës Bashkuar në vitin 1991 dhe unë mbrojta monumentin e Shokut Enver. Në vitin 1992 desha të filloja punë në Ministri të Mbrojtjes. Sa fillova unë Meksi nxorri një ligj të poshtër 24/1 që hiqte nga puna cdo enverist.
Më thotë Zhulali kemi problem me ty, të del emri tek busti. Si tia bëjmë?
Të ndryshoj mbiemrin i thashë.
-Mirë tha.
-U mendova ca mbiemri të fmashëm ka nga Gjirokastra që nuk është enverist. Mu kujtua Omer Nishani. Atë vura. Po prindërit e mij dhe vëllai mbajnë mbiemrin e vjetër. Kjo është cështje personale.