Në fakt koalicioni Rama – Meta është në ditët më të këqija. Çdo afere nga njeri kamp, kampi tjetër i kundërpërgjigjet me filma ose arrestime. E vetmja gjë që i mban bashkë është llogaria e thjeshtë deri në zgjedhje. Por kjo nuk mjafton që PD-ja të vijë në pushtet. Opozitës i duhet shumë punë që të përshkuajë ato 200 metra që e ndajnë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ku janë godinat e pushtetit. I duhet së pari të profilizohet. Askujt nuk i mbushin mendjen figurat e promovuara nga Basha. Janë fëmijërorë në gjithçka. Ende Berisha ju tregon sesi mund të bëhet opozitë dhe troshisësh kundërshtarin.
As konsumi moral i të majtës nuk është i mjaftueshëm që të vish në pushtet. E majta shqiptare i ka pasur numrat edhe në ditën më të keqe të saj, më të mëdhaja se PD-ja. Dhe në një vend ku morali perceptohet nga shumica e njerëzve si interesi vetjak, nuk duhet të presësh shumë kur kundërshtarit i mungon.
Duhet edhe një faktor i tretë që të ketë rrotacion. Dhe ky është mungesa e dëshirës tek pushtetmbajtësit që të mbajnë ende pushtetin. Por as kjo nuk duket në horizont. Rama nuk e lë pushtetin se nuk e lenë. Meta, nuk ka asnjë shenjë se i ka kaluar e keqja që provoi në opozitën e viteve 2004-2009.
Ajo që mund ta sjellë edhe një herë PD-në në pushtet, është alkimia e numrave, ku Ilir Meta del në zgjedhje i vetëm dhe vendos pastaj se me kë do të bëjë aleancën. Por e sigurta nga ky ekuacion është që nëse rikonfirmohet si kingmaker, do të kërkojë më shumë se 5 ministri, dhe pse jo edhe kryeministrin.
Ndërsa varianti i dytë, është një çarje e partisë së Ramës nga fraksioni Blushi. Por edhe ky algoritëm është ende për t’u marrë parasysh, është herët sesi do të jetë grupimi i ri, sa vota do të marrë dhe çfarë preferenca koalicionesh do të kenë. Dhe deri atëhere, në selinë buzë Lanës, mund të shtyjnë kohën të shohin filmat rozë të cilat vendos herë pas here ti shpërndajë shtëpia kinematografike e koalicionit. Ndërsa nëse do të duan të vijnë në pushtet, duhet të pregatisin liderë, programe dhe strategji. Nuk ka ardhur askush askund deri më sot në pushtet nga kasetat erotike. Aq më pak në një vend si ky yni. /dritare.net
Nëpër ambjentet mediatike dhe politike të Tiranës, qarkullon dyshimi se videoja e Peshkopisë nuk ishte e fundit, por e para e një sërë serish rozë ku zhanri filmik përputhet me ngjyrën e partisë që i përkasin protagonistët. Dyshimet hidhen për ministra ose kryetarë bashkish të njohur për varësinë e tyre ndaj seksit e cila ju është zhvilluar shumë me marrjen e pushteit. Pleq për të cilët pushteti ka shërbyer si afrodiziakë, hamshorë të rracës poni që deri dje ishin në oborin e PS-së, kanë marrë atributet e protagonistëve të filmave hard. Dhe bashkë me thashethemet, rritet edhe pritshmëria e kampit blu, që nëse do të perifrazohej Konfuci, pret në breg të Lanës që të shikojë kufomën e armikut që i ka rënë infarkt në krevat.