Nëpërmjet portalit të qeverisë transparenca.al, kjo e fundit i është përgjigjur artikullit të portalit syri.net për fshehjen e vendimeve nga ministrat dhe deputetët.
Transparenca.al shrkuan se përmes publikimit të një artikulli, portali syri.net pretendon se tre ministra dhe katër deputetë të mazhorancës kanë fshehur dënimet e marra nga gjykata në formularët e vetëdeklarimit, sipas ligjit të dekriminalizimit.
Sipas qeverië “Pretendimi i artikullit të publikuar në portalin syri.net se shtatë deputetë e ministra të mazhorancës nuk kanë deklaruar dënimet për veprën penale të shpifjes nuk qëndron.
Ndaj personave në fjalë nuk ka pasur në asnjë rast vendim penal për veprën e shpifjes, por ndaj tyre janë ngritur vetëm padi të karakterit civil. Mbi bazën e këtyre padive janë dhënë vendime gjyqësore civile të formës së prerë me objekt detyrimin e tyre të paguajnë dëmshpërblim për cenim të imazhit.
Ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit, në funksion të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin, nuk rezulton se duhen deklaruar dhe rastet kur me vendim gjyqësor civil zyrtarët apo funksionarët publik janë detyruar të paguajnë dëmshpërblim. Sipas këtij ligji, zyrtarët duhet të deklarojnë vetëm vendimet gjyqësore penale”.