Një qytetar dhe ish-gazetar ngrinte sot një alarm i cili mund t’i shqetësojë prindërit tiranas por edhe strukturat policore.
Ai ngre dyshimin se në zonën e Universitetit Politeknik të Tiranës, i cili muajt e fundit është rikthyer në një qendër shumë të frekuentuar nga të rinjtë, në mbrëmje konsumohet drogë pafund.
“A doni te thithni tym hashashi falas, ‘Made i Dukagjin’ ose ‘Made in diku neper Shqiperi’, hajdeni te Sheshi ‘Nene Tereza’. Tym dynjaja, me keq se fishekzjarret ne stadium. Policia mund te zbulonte ndonje rrjet nese bente nja 10 apo me shume shoqerime hashashpiresish ketej…!”, – shkruan ish-gazetari me iniciale G.S.
Që kur u kthye në një zonë pedonale në mbrëmje për qytetarët, xhiroja te Universiteti ka njohur një “boom” të papritur, si në kohërat e vjetëra, duke u kthyer në një Deja-Vu për brezat e kaluar.
Aty grumbullohen të rinj dhe adoleshentë të shumtë që ia kalojnë “mirë”.
Zakonisht vendgrumbullimet me shumë të rinj, nëpër qytetet e tjera europiane, monitorohen me kujdes nga policia…