E papare e padëgjuar kjo që po ndodh. U bë një copë opozitë e një katundi si Shqipëria të refuzojë planin amerikan të reformës së famshme në Drejtësi…
Ça domethënë kjo histori? Ku e gjen kurajon Lul Basha apo Meta të kundërshtojnë aleatin tonë të madh dhe të plotëfuqishëm USA??? Po mirë këta të katundit tonë, po amerikanët ç’paskan qenë që vazhdojnë akoma të enden nëpër zyrat e këtyre tanëve, për t’i bindur që të votojnë kushtetutën e re? Mjaft më.
Koha nuk pret.
Për arsye madhore, duhen rrafshuar të gjithë ata që kanë guximin të refuzojnë planin USA. Pak halle ka Rama me aleatet e tij ndërkombëtare saqë duhet ende të humbasin kohë me këta frikacakët e reformës??? Mjaft më!
Një bombë në selitë që refuzojne dhe ecim përpara.
Vetëm se një pyetje kisha un para bombardimit. Ore pse nuk po e thotë ende askush të vërtetën e thjeshtë që fshihet pas gjithë këtij teatri të madh?
Tamam, tamam cilët janë këta amerikanë që po ngulin këmbë kaq shumë që kjo e famshmja reforme të votohet siç duan ata dhe ku e kanë hallin që e duan me patjetër???
Jo për ndonjë gjë po sot po me thoshte dikush se amerikanë e europianë bashkë e bëjnë për Shqipërinë dhe banorët e saj gjithë këtë sakrificë. Hahahaha… Quelle démagogie! J’adore ça… /360gradë/