Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Baze: Votat e 21 korrikut pro reformës, votat e shumicës së re

$
0
0

LU KAFE ME BREGUN - Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, duke pire nje kafe me deputeten e PD, Majlinda Bregu, ne Hotel Sheraton./r/n/r/nLU MEETS BREGU - US Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a meeting with lawmaker Majlinda Bregu, at hotel Sheraton.

“Trojka”, një humbje kohe

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po përpiqet të fitojë kohë deri të enjte, për të shmangur presionin ndërkombëtar rreth reformës në drejtësi, duke i ikur përgjigjes pozitive për propozimin e ndihmës zëvendëssekretares amerikane Nuland. Propozimi hibrid i zonjës Nuland, siç e kanë theksuar në komentet e tyre dhe dy përfaqësitë diplomatike të BE dhe SHBA, e përfshin plotësisht rekomandimin e Komisionit të Venecias dhe tejkalon dhe kërkesat fillestare të opozitës.

Takimi i sotëm, i cili u refuzua në minutat e fundit nga dy ambasadorët e Perëndimit në Shqipëri, është një përpjekje e Lulzim Bashës për të fituar kohë deri të enjte, për ta bërë fakt të kryer mungesën e kohës dhe dështimin e negociatave.

Propozimi i ri i Lulzim Bashës është i njëjtë me atë që ka bërë të mërkurën e shkuar, duke bërë një propozim për propozimin e zonjës Nuland, dhe tani duke bërë një propozim tjetër, për propozimin që ka bërë të mërkurën e shkuar, për propozimin e zonjës Nuland. Kjo spirale e neveritshme do të vazhdojë deri të enjte, duke e kthyer këtë histori negociatash, në një spirale psiqike të një personazhi kafkian.

Por ndërkohë Perëndimi vazhdon ta ketë seriozisht me reformën në Shqipëri. Nesër Këshilli Europian do të ketë në rend të ditës grushtin e shtetit në Turqi dhe reformën në drejtësi në Shqipëri, ku opozita po përpiqet t’i japë një grush shtetit për hir të pushtetit të tyre mbi drejtësinë. Shtetet e Bashkuara, po ashtu janë tërësisht të përqëndruara tek fajtorët dhe aktorët që po sabotojnë reformën.

Pavarësisht se në takimin e sotëm ishin tre aktorë, ndaj reformës ka sërisht dy qëndrime. Një qëndrim tashmë vetëm i Partisë Socialiste dhe i aleatëve të vegjël të saj, që mbrojnë paketën Nuland dhe luftojnë për 94 vota, dhe një qëndrim i Partisë Demokratike dhe LSI, të cilat duan të konsiderojnë votën pro reformës, 140 votat e Kuvendit.

Më 21 korrik, në Kuvend ose do të lindë një Shqipëri e re me një shans për t’i dhënë vendit drejtësi, ose do të lindë një shumicë e re, që do të ketë objektiv të saj të ri, sërisht reformën në drejtësi, përfshi dhe betejën e ardhshme elektorale. Nëse popullit ja kanë hequr mundësinë ta ripyesin me referendum, drejt zgjedhjeve duhet shkuar me aleancën pro reformës në drejtësi. Aq vota sa të marrë reforma më 21 korrik, aq vota do të jetë shumica e re pas 21 korrikut. Dhe nëse reforma kalon në pakicë në këtë Kuvend, vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, pasi ky parlament nuk e përfaqëson më vullnetin e shqiptarëve që janë në shumicë pro reformës.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Latest Images

Trending Articles


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Frizura te thjeshta per nuse elegante


Te deshiroje lumturi


TAKIME HOT


“Ne, atletët që bënim prova me arkivolin e Enver Hoxhës”


Sexanzeigen As part of Rotenburg sexkontakte An irgendeiner Revolver pohl...


Luana me fuqi ‘mbinatyrore’, lexon librin mbrapsht!


Femij i vogel ne enderr


Harta e Kosoves


Dyer automatike Për Garazha Gjermane 049 200 413