Andi Bejtja, një konsumator i madh i blerjeve online ka shpërthyer për ndryshimin e taksimit për këto lloj blerjesh. Me një vendim të fundit të saj qeveria e ka ulur ndjeshëm dyshemenë e mallrave që taksohen.
Kush blen mbi 22 euro do të paguajë taksë këtej e tutje.
Ja çfarë shkruan Andi Bejtja në Facebook:
“Nuk ndodh në asnjë vend në botë që në harkun kohor të dy vjetëve një qeveri të nxjerrë dy vendime që në thelb kundërshtojnë njëri-tjetrin. Kjo ndodhi me blerjet online. Në maj të vitit 2014 me vendim qeverie rritet kufiri taksës së blerjeve online dhe dy vjet më vonë ulet gati 8 fish mbi 22 euro takse 20-35 për qind, për dhuratat 45 euro.
Diktaturë ekonomike, klientelizëm, paaftësi, mungesë vizioni…. shtoni çfarë të doni po prape Ju e hëngrët. Rroftë Reforma në Drejtësi pa le ta hamë, mjafton të arrestohen nja dy veta dhe as çështje pronash do zgjidhen, do paguani taksë rruge shtesë edhe pse e paguani te nafta, online nuk do blini dot asnjë buqete me lule….o burra vrap te Gabi…O me fal Gabi se mos vënë dhe taksë për rrobat e përdorura”.