Pa u ruajtur fare dhe shqip, Dritan Hila, ish-zv.ministër i Mbrojtjes në qeverinë Rama, ka sulmuar këtë të fundit dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si dy të pashkollë.
Sipas Hilës, këta dy të pashkollë po shkatërrojnë Tiranën dhe më gjerë.
Ja çfarë shkruan Hila në Facebook:
“Bashkia e Tiranes ka kthyer sheshin Nënë Tereza tek korpusi universitetit, në një zonë ku do të luhet sport.
Kjo është një hapësirë monumentale, madje e vetmja, që vetëm dy të pa shkolle si Rama e Veliaj mund ta degjenerojnë në këtë farë feje kryeqytetin. Imagjinoni që tek Koloseumi në Romë apo tek Shans Elize në Paris të vendosnin kosha basketbolli!
Dihet që aty do ngrihen pallate dhe do të bëhet e famshmja “Hyrje e integruar e liqenit”. Dihet që po degjenerohet ai shesh dhe shndërrohet në pocaqi me qëllim që kur të fillojë ndërtimi të duket si shpëtim, pasi memorja do jetë shuar.
Gjithsesi injorantet as të vrasin nuk dinë.
P.S: Kush do të bëjë komente, të mi kurseje frazat populiste idiote për sheshet sportive dhe këndet e lojërave. Më dalin boll dy hajdutë të pa shkollë: një në krye të qeverisë dhe një në krye të bashkisë”.