Një yll britanik, i njohur për kanalin e tij në YouTube, ka postuar ditët e fundit disa video nga vizita në Korenë e Veriut, vendi më i izoluar në botë.
Por në videot e tij shihet një vend krejt ndryshe nga sa mund të imagjinohet.
Louis Cole, 33 vjeç, na prezanton një vend me ushqim shumë të mirë, me parqe ujore dhe plazhe të bukura.
Por kritikët thonë se ai po bën propagandë në emër të qeverisë koreano-veriore.
“Koreja e Veriut është vendi më i izoluar në botë. Unë po përpiqem të fokusohem tek gjërat pozitive të vendit, duke luftuar imazhin negativ që shohim në media”.
“Nuk paguhem nga qeveria koreano-veriore. Nuk jam dakord me ideologjinë e tyre, por shqetësohem dhe i dua njerëzit këtu”.