Një prezantues i BBC, që po ndjek Lojërat Olimpike në Rio, u vu për herë të tretë në siklet pasi një çift u filmua teksa bënte seks në sfondin e tij.
Dan Walker bëri një ‘sqarim’.
“Ata po përqafohen. Ose ndoshta po lexojnë ndonjë libër në një pozicion të çuditshëm,” tha britaniku.
Tre ditë më parë një person urinoi në det, teksa Walker ishte live.
Ndërkohë në një rast, një vajzë e dehur ndërhyri në transmetim. Ato po bënin një festë beqarie.