“Ministri i Brendshëm, nën dorën e sigurt të kryeministrit, ka rekrutuar gjithë drejtuesit e Policisë nga “fisi” i tij Tepelenë dhe i ka vënë roje mbi parcelat dhe krahinat e gjithë vendit.
Edhe për vete ka marrë peng “familjarët”, d.m.th fisnorët tepelenas, që nga truproja, pastruesja, përkthyesja, parkimi, gjellëbërësi e deri te Arma e Policisë”.
“Si në një convoy, ekzakt.
Zëdhënësi, Chris Garver, i Forcave Amerikane të të koalicionit kundër IS, tha se në convoy-n e qytetit Manbij të Sirisë “po vëzhgojnë e nuk po qëllojnë sepse nuk duan që të ketë fatkeqësi mbi civilët”.
Ndërsa militantët fisnorë të Policisë në TS (Shtetin e Tepelenës), në çdo çast mund të shpërthejnë në sulme kundër popullsisë civile. Sot për sot kanë zgjedhur “fisin superior”, Tepelenën; konflikti mes krahinave është bërë gati. Ky, TS (Tepelena State) është një shtet i frikësuar, nuk ka superioritet si koalicioni amerikan mbi terrorin; droga e bën TS (shtetin këtu) inferior, nevrastenik, e bën që të bjerë në panik dhe në padurim. Përdorimi i narkotikëve ( sipas dëshmive të bashkëpunëtorëve) e ka bërë edhe kryeministrin si të çmendur. Ja, si ky person do të jetë fytyra e shtetit (TS) kur t’i sulet popullit me anë të forcave policore fisnore që ka shpërndarë për të shkelur gjithë Shqipërinë, me krahina e me tradita specifike.
Kjo është frika. TS nuk mund të pranojë që të humbë pushtet.
Sepse atëherë ka humbur Drogën dhe vice- versa”.