Ndonëse prej disa muajsh qarkullojnë lajmet se ky sezon i ri i “Top Channel” nis me ndryshime të mëdha, shumë prej lajmeve nuk janë konfirmuar apo komentuar nga drejtuesit. I tillë ishte dhe lajmi për ndryshimin e moderatorëve të spektaklit të humorit “Portokalli”.
Menjëherë pas publikimit të njoftimit se “Portokalli” kërkonte moderatorë, aktorë, lindën dhe dyshimet për largimin e njërit prej moderatorëve aktualë.
Mirëpo këtij dyshimi Eneda Tarifa i’u përgjigj: “Ndodh çdo vit që drejtuesit gjatë stinës së verës bëjnë audicione për të marrë emra dhe figura të reja.
Kërkojnë skenaristë, emra të rinj që aspirojnë në fushën e humorit, moderatore. Edhe këtë vit ka ndodhur e njëjta gjë. Po kërkohen emra për një ‘show’ të ri që pritet të nisë së shpejti në ‘Top Chanel’. Do të jetë një hapësirë e humorit, paralel me ‘Portokallinë’”.
Ndërkohë, ditën e premte, burime të brendshme pranë “Top Channel” kanë konfirmuar ekskluzivisht për “Anabel.al” se, Eneda Tarifa nuk do jetë më pjesë e spektaklit.
Ndërkohë që vendimi për Enedën është marrë nga drejtuesit, përsa i përket dy prezantuesve të tjerë, Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit, ende nuk ka asnjë informacion.