Sot rrugët dhe pallatet e Tiranës janë mbushur me fetsat e kryebashkiakut Erion Veliaj për qytetarët që t’i bashkohen vullnetarisht nismës për pastrimin e kryeqytetit.
Edhe pse si nismë duket goxha interesante dhe mund t’i shërbente pastrimit të metropolit, ka nga ata që kanë një mendim ndryshe.
Për shembull, aktivistja e shoqërisë civile, Rezarta Caushaj, e cila është pjesë e Think-Tank-ut Albanian Platform for Policy Advocacy, shprehet: “Kryebashkiaku i beri thirrje qytetareve per te mbajtur paster ambientin, duke ndotur ambientin.
Jam absolutisht kunder dhenies dore dhe taksa Bashkise per te kryer detyren e saj.
Fillimisht te pastrohet Tirana dhe pastaj te kerkohet te mbahet paster.
Jetoj ne mes te Bllokut dhe na mbyti pislleku dhe era e qelbur e Superkoshave pa kapak dhe qe rrijne dite te tera pa u zbrazur. Ku eshte llogaridhenia?”.
Në fakt, ideja e koshave me kapak do të ishte një zgjidhje efikase për Tiranën, pasi do të mbante larg kazanëve grumbulluesit e kanaçeve, që janë edhe ndotësit kryesorë, pasi lënë mbeturina jashtë kazanëve pas kontrollit në to.
Kapakët mund të hapen vetëm nga punonjësit e pastrimit.
Mbase kjo ide mund të vlente më shumë se sa shumë aksione vullnetare.
Aksionet janë të përkohshme, kapakët janë të përhershëm.
Aksionet mund të jenë edhe show, kapakët janë zgjidhje.