Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Video/ Ismet Drishti tallet sërish me Edi Ramën: Më keq se Nard Ndoka

$
0
0

ismet-drishti-edi-rama-hej-tungjPas këngës me çifteli për Edi Ramën që ish –kryeministri Berisha ia transmetoi në seancën parlamentare të së enjtes, Ismet Drishti e ka thumbuar sërish kreun e qeverisë me një tjetër video humoristike.

Duke marrë një deklaratë të Ramës në takimet me fermerët, ai e krahason atë me shprehjet e Nard Ndokës.

“Ju jeni njerëz që jetoni me punë. Ju e dini që puna ka punë. Punë pa punë s’ka, s’quhet punë. Kështu që çdo gjë do punën e vet”,- është ajo çfarë thotë kryeministri.

Humoristi sfidon ndjekësit e tij duke u kërkuar të shprehen nëse e kuptojnë se çfarë ka dashur të thotë kryeministri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670