Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Video/ Ja sa paguhet Ermal Mamaqi për emisionin e tij në ‘Tv Klan’…

$
0
0

Kalimi i tij në televizionin kombëtar “Klan”, krahas përgjegjësisë, duket se i ka rritur dhe përfitimet Ermal Mamaqit. Në një intervistë për emisionin “Elite Zone” në Kosovë, komediani i njohur rrëfeu për karrierën dhe biznesin.

Natyrisht që interesi për një personazh të suksesshëm sa Ermali shkon përtej profesionit, ndaj me këmbëngulje gazetarja Elita Rudi deshi të zbulojë shumën e parave që paguhet Mamaqi.

“Audienca është dhjetëfishuar, gjithashtu dhe rroga ime”,- u përgjigj me humor aktori i cili për shumën ekzakte të parave që merr, tha: “Do që të shkaktojmë tërmete?!”.

Në këtë mënyrë, rroga e Ermalit vazhdon të mbetet mister.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles