Portalet shqiptare batuan sot një lajm ku u tha se kandidatja për Presidente Hillary Clinton do të blejë armë ilegale nga Shqipëria.
Sipas tyre, Inteligjenca Ruse i ka kërkuar CIA-s pse kandidatja demokrate Hillary Clinton sapo ka blerë 137.000.000 dollarë armë të paligjshme.
Por lajmi i botuar në faqen Syri.net apo Opinion.al i cili rezulton se është marrë nga një faqe amerikane fantazmë, rezulton të jetë i rremë. Mediat shqiptare kanë rënë pre e një mashtrimi.
Ndërkohë që SHBA-të janë në ethet e zgjedhjeve për Presidentit e ri, kanë nisur të qarkullojnë lajme të rreme për të dëmtuar imazhin e kandidatëve.
Sipas Snopes.com, lajmi i botuar dje është lajm i rremë. Faqja ka përgenjështruar menjeherë këtë lajm duke thënë se ky artikull vjen si pasojë e zgjedhjeve presidenciale.