Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Rrjeti qeshi me të, por adoleshenti ngre padi për memet

$
0
0

Në këto kohë, ngado që i hedh sytë sheh meme.

Ato të bëjnë për të qeshur, janë kreative dhe ndonjëherë të ndyra dhe mizore.

Por si i bëhet nëse përfundon si personazh për meme në rrjetet sociale?

Nuk duhet të jetë gjë e mirë.

Një adoleshent u bë i njohur në mbarë botën pasi frymëzoi mijëra meme.

Australiani Ai Ziggy Mosslmani, i njohur si Ziggy, ishte në një festë për ditëlindjen e shokut.

Por një foto e tij u bë e famshme në rrjet për shkak të modelit të flokëve.

Fotoja fillestare provokoi mbi 11 mijë komente në FB.

Më pas erdhën memet e shumta.

Por Ziggy ka vendosur të padisë disa gazeta, si Daily Telegraph në Australi, Daily Mail apo edhe ARN.

Ai i akuzon ata për shpifje, duke theksuar se e kanë portretizuar si të shëmtuar, duke e bërë subjekt talljesh.

Për ironi, shoku i tij, që kishte ditëlindjen, thotë se i pëlqejnë memet.

BBC pyet: A ka shanse Ziggy që të jetë i suksesshëm me padinë e tij?

Në seancën e parë, gjyqtarja Judith Gibson tha se nuk e kanë portretizuar si të shëmtuar, por e kanë kritikuar modelin e tij të flokëve si qesharak.

Gjyqi nis më 17 nëntor dhe do pritet me shumë interes.

Miqtë e tij thonë se pavarësisht kësaj, ai nuk do e ndërrojë modelin e flokëve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


Kaçak - EjaShiko.com pj.34


Sipas: Femina


Duaja pas ngrënjes së ushqimit


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


Një video e qenit më të shpejtë në botë, ja me çfarë shpejtësie vrapon


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Apartament per shitje ne Plazh