Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Intervista/ Surprizon Alfred Moisiu me ato që thotë për Mehmet Shehun

$
0
0

alfred-moisiuNëse intervista që Alfred Moisiu, i ka dhënë sot gazetës “Dita” do të qëmtohet disa dhjetvjeçarë më pas, me siguri lexuasit e saj do të kujtojnë se ai ka qenë president i Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Kjo përshtypje të krijohet nga portreti që ai ‘vizaton’ për numrin 2 të regjimit në Shqipëri, kryeministrin Mehmet Shehu.

Pasi bën portretin e një njeriu të drejtë, studiues, trim dhe meritokrat, Moisiu e ka të vështirë të artikulojë qoftë edhe një vërejtje. Ai e sheh zëvendësin e Enver Hoxhës për një gjysëm shekulli jashtë kohës, jashtë aparatit diktatorial ku ky i fundit vepronte, jashtë ndarjes klasore dhe krimeve të komunizmit.

Natyrisht deri këtu ai nuk bën ndonjë faj. Kjo është kujtesa e tij emocionale dhe përshtypja që ka për kohën kur ka jetuar. Siç tregoi edhe një sondazh i fundit i OSBE-së, në Shqipëri nuk janë të paktë nostalgjikët e periudhës së diktaturës së proletariatit.

Por problemi është se Alfred Moisiu është një nga pesë presidentët e shtetit tonë të ri demokratik. Ai është bërë njësh me rendin e ri. Ai ka përqafuar vlerat e demokracisë dhe për postin që ka mbajtur prezumohet të ketë qenë pishtar i promovimit të tyre.

Ndaj ka një paradox të papajtueshëm midis funksioneve që ai ka mbajtur dhe nostalgjisë që ruan për kohën e shkuar.

Dhe ky parados nuk është vetëm tregues i një njeriu që nuk di të gjykojë mbi jetën që ka jetuar, as mbi thyerjen vendimtare që bëri viti 1990, në rrjedhën e saj, por mbi të gjitha ai është paradoksi i një mentalitet shoqëror që nuk përpiqet të reflektojë mbi të shkuarën, dhe as të kuptojë ndryshimin me të sotmen.

Në këtë kuptim ish presidenti i tretë i republikës demokratike është simboli më i mirë që na tregon se pse shqiptarët sot rrezultojnë në sondazhe ende nostalgjikë për kohën e Enver Hoxhës./Lapsi.al/

Ja çka thenë ne interviste:

Unë e kam pasur Mehmet Shehun Ministër të Mbrojtjes, ndaj do të jap disa mendime, duke u përqendruar në cilësitë e tij personale si drejtues, administrator dhe burrë shteti, në vitet 1974- 1979 dhe më pas deri në vitin 1981, kur ai kreu vetëvrasje, periudha në të cilën unë kam punuar direkt nën drejtimin e tij.

Jo vetëm sot, por e kam thënë edhe herë të tjera se ai ka qenë një drejtues shumë efikas, me ide shumë të qarta për ushtrinë dhe mbrojtjen e vendit në kushtet e asaj kohe, studiues në vazhdimësi për problemet e mbrojtjes, i rreptë dhe i drejtë në kërkesën e llogarisë, këmbëngulës për arritjen e objektivave, duke përdorur taktin e duhur, që vinte në punë vartësit deri në arritjen e rezultateve të duhura.

Çuditërisht sa i rëndë dhe i rreptë ishte në paraqitjen e tij, aq dhe i komunikueshëm ishte kur punoje me të. Jo vetëm e lejonte kundërshtinë e mendimit, por edhe e kërkonte mendimin e kundërt. Mandej duke ia argumentuar, kur bindej për çka i thoje, atëherë të vlerësonte, pavarësisht se nuk ishe në të njëjtin mendim me të tijin. Për mendimin tim Shqipëria një kryeministër të dytë si ai, me cilësi të rralla drejtuese, deri tani nuk e ka patur.

I them këto mendime pozitive për të sepse më ka takuar që gjatë asaj kohe, të merrem me probleme teknike dhe ushtarake dhe jo rrallë kam pasur kundërshti mendimesh, të cilat ai i ka vlerësuar. Më gjerë dhe më konkretisht për këto probleme janë shprehur në kujtimet e mia në një nga tri librat që kam shkruar.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670