Në fillim të këtij viti, botuesi i mediave “Mapo”, Henri Çili, serviri për opinionin publik dy shkrime-opinion, të cilat mund të kishin ndezur një seri debatesh për çështje të ndryshme, që janë bërë shqetësim botëror, por vijnë e hasen edhe në diskutimin publik shqiptar: Që nga qeverisja, kapitalizmi, populizmi, meritokracia, liria e tregut, liria e medias, linja editoriale, zilia, meritokracia, etj.
Megjithatë më së shumti, mediat u morën me largimin e drejtorit të “Mapo”, Alfred Lela dhe drejtorit të “ABC News”, Armand Shkullaku dhe fatin e lirisë së medias në vend.
Një seri opinionesh u publikuan, herë me qëndrime personale e herë me këndvështrime të njohura.
Fjala bie, për Andi Bushatin, largimi i dy drejtorëve shihet si një dorëzim i plotë i medias dhe i pavarësisë së saj.
Kurse Fatos Lubonja shkruan se edhe bizneset, edhe mediet private duhet të ishin mbrojtëse të lirisë, veçanërisht në vende me të kaluar apo prirje autoritar, kurse këtu po bëhen të gjitha me qeverinë.
Debatet kanë qenë të shumta edhe në rrjetet sociale.
Ndërkohë më poshtë gjeni disa prej shkrimeve që janë publikuar këto ditë në kuadër të këtij debati./Mapo.al/
Pronarë- mercenarë- intelektualë: Çili i përgjigjet Zhejit e Bushatit