Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Fevziu flet për incidentin me Bashën: Ishte intervistë, jo miting!

$
0
0

Drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu iu kthye incidentit që pati natën e së enjtes me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha gjatë intervistës nga çadra e protestës. Në fund, Basha i kërkoi një qytetari të afrohej dhe të tregonte historinë e tij në mikrofon, por kjo nuk u lejua nga Fevziu.

“Unë isha duke zhvilluar një intervistë me Kreun e PD, sipas një formati të përcaktuar prej 20 vitesh në Opinion. Formati është strikt dhe nuk ndryshon.

Qytetari mund të kishte një histori interesante, por duhet ta rrëfente atë në vendin që duhej, mbase edhe në Opinion, por një ditë tjetër.

Ai nuk mund të ndërhynte në formatin e intervistës dhe në asnjë rast nuk do ta lejoja këtë. Do ishte shpërdorim dhe shkelje e një marrëveshje të vendosur më parë. Ne kishim intervistë dhe jo miting”,- tha Fevziu në një prononcim për Panorama Online.

Por megjithëese u tërhoq në respekt të drejtuesit të emisionit, Basha u kthye nga kamera duke ngritur gishtin dhe duke dhënë një mesazh për ekranin e Klan: “Kam një mesazh edhe për median e kapur, ju që i hiqni zërin qytetarëve ta dini që do jini pjesë e përmbysjes popullore që po vjen!”.

Fevziu nuk e lejon të protestuesin të flasë… by lapsi-al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670