Është një kryefamiljar nga Rumania, një bashkëshort nga Austria, një pensionist nga Gjermania apo një fotomodel?
Në mbarë Europën po diskutohet dhe po ngrihet pikëpyetje se cili është personi në foton shokuese në kutitë e cigareve.
Ai i ka sytë e mbyllur dhe një tub në gojë.
Kjo është një prej 42 fotove që do përdoren në fushatën prej 600 mijë eurosh të Bashkimit Europian për të paralajmëruar mbi pasojat e nikotinës.
Në qershor të vitit 2016, Johanna Wegerer nga Vjena foli e para.
Ajo tha se fotoja i përket bashkëshortit të saj të ndjerë, Franz, dhe është përdorur pa dijeninë e saj.
Avokati i saj tha se fotoja është përdorur pa të drejtë.
Në shtator të vitit 2016, pensionisti gjerman Harald Molter tha se në foto është ai vetë.
Edhe ai punësoi një avokat për këtë çështje.
Njoftimi më i fundit vjen nga Rumania.
Tre persona janë të sigurt se në foto është babai i tyre i vdekur.
Edhe ata thonë se fotoja është publikuar pa dijeninë e familjes.
Avokati i tyre tha se familja është e zemëruar dhe kërkon një shumë rekord si dëmshpërblim.
Një zëdhënës i Komisionit Europian tha se fotoja është përdorur në mënyrë të rregullt ligjore.
I pyetur nëse bëhet fjalë për një fotomodel, ai tha: “Ne jemi këshilluar me ekspertë të fushës, që fotot të jenë autentike dhe të përputhen me paralajmërimin”./BILD