“Lolita” ka publikuar sot një video se çfarë ka ndodhur në backstage të emisionit ‘Pë Paekspozuarit’, të gazetarit Ylli Rakipi, ku i ftuar ishte kryeministri Edi Rama.
Siç shihet edhe në studio Rama është mjaft i tensionuar, dhe i ‘përgjërohet’ Rakipit që ti japë kohë të përgjigjet.
Ndërsa në një moment i drejtohet dikujt brenda studios me fjalë të rënda: Ik mos më çaj b…’.
Ndërkohë nga ana tjetër Rakipi është mjaft i qetë dhe gjen kohë të bëjë dhe ironi me kryeministrin, i cili nga tensioni i tepërt pi dhe cigare brenda studios.
Ja dialogu i plotë në backstage:
Rama-Rakipit: Dakord dakord thuaje atë. Tani Ylli Ylli, e kam profesionale. Shiko çfarë ndodh se po e ndjek, ti fillon fap fap fap.
Rakipi-Ramës: Shiko a jam a s’jam dakord ti më shpjego.
Rama-Rakip: Tani dëgjo, po më dëgjo pra 1 sekondë, e fillon
Rakipi i drejtohet gazetarit në studio: Si dukem mo
Rama-gazetarit: Ky, ik mo na çaj bythën
Rama-Rakipit: Po dëgjo mo, a do më dëgjosh, dëgjo. E fillove me liqenin, shkon ke leka, po më lër të ta shpjegoj mor burrë. Po më dëgjo mor burrë, unë të ndjek me vëmendje, tani unë do ta filloj nga fillimi nuk do ta filloj nga fundi, që ti më thua rri këtu. TI më thua rri në fund. Ti ma fillon këtu, shiko ti bën këtë
Rakipi-Ramës: lëre tani po ulu aty
Rama-Rakipit: Po dëgjo këtu, dëgjo çfarë po them. Ti e fillon këtu dhe e mbaron këtu. Ndërkohë që unë mbaj mend nga këtu dhe e filloj nga këtu, ti më thua lëre këtë dhe merru me këtë.
Rakipi-Ramës: Ti më thoshe mua rri në Tiranë mos shko në Kavajë
Rakipi-gazetarit: Po lëre se ai flet kot tani
Rama-Rakipit: Tani o Ylli unë dua që ti të më japësh 3 minuta mbas çdo pyetjeje,3. Më lër 3 minuta.
Rakipi-Ramës: Ma thuaj ti këtë këtu dhe unë do të të lë 4. Mbas çdo pyetjeje ke 4. Ja pi dhe duhanin. Lëre duhanin se do bëhesh me tuberkuloz
Rama-Rakipit: Dëgjo se ti je ai njeriu
Rakipi me telefon në vesh-Ramës: Mos më ndërprit 1 minut.