Shumëkush pëlqen që të shohë dramat e dikurshme, sidomos kur flasin për Francën.
Arsyeja janë kostumet.
Por këtë herë kostumet më shumë janë në dysheme.
Bëhet fjalë për serialin “Versaja” të BBC.
Një i brendshëm tha për “The Sun” se ky është seriali më pornografik që ka transmetuar ndonjëherë BBC.
Seriali i rrjetit britanik ka në qendër jetën e mbretit francez, Luigji XIV.
Ai ka kushtuar mbi 21 milionë sterlina.
Që në nisje të episodit të parë, vëllai homoseksual i mbretit shijon një orgji me katër meshkuj.
Më vonë gjatë serive ka një tjetër orgji masive me 14 femra dhe 10 meshkuj.
Në total janë 30 skena pornografike në dramën e shekullit të 17-të.
Historiania Anna Whitelock thotë se BBC ka të drejtë kur e prezanton kështu Versajën e asaj kohe.
“Në atë kohë ekzistonte një kulturë shumë fizike e teprimit seksual, që rrotullohej kryesisht rreth mbretit. Ai ishte shumë i fuqishëm, një monark absolut, ishte si Zoti në tokë, mund të bënte çfarë të donte. Të flije me të, shihej si një nder i madh. Si monarku më jetëgjatë në historinë e Europës, ai pati kohë të shkonte me shumë femra”.