Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Ja kush është emri i moderatores superseksi që pritet të zëvendësojë Marina Vjollcën te ‘Procesi Sportiv’…

$
0
0

“A ma fal” ishte klipi më i ri i këngëtarit Young Zerka, por ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte modelja Xhejmsi Dervishi, të cilën këngëtari e përzgjodhi mes 15 modeleve të tjera për projektin e tij të fundit.

Një prej imazheve më të spikatur kohët e fundit në ekran, është parë edhe si një prej emrave më të lakuar për t’u bërë pjesë e ekranit së shpejti.

Xhejmsi po përflitet së fundi se, do të zëvendësojë moderatoren e njohur Marina Vjollca në sezonin e ri të programit “Procesi Sportiv”.

Sipas “GSH”, nga burime pranë brenda televizionit “Top Channel”, kanë filluar të lakohen disa emra për zëvendësuesen e Marinës. Xhejmsi, e ftuar në programin në fjalë, pak kohë më parë bëri madje dhe prova në studio, pasi u fotografua me skaletë në dorë.

Në një moment tjetër, ajo edhe u ngrit të kërcente me një nga futbollistët e panelit, si për të plotësuar figurën e një showgirl-i të vërtetë.

Ndërkaq, moderatori Edi Manushi u ul në një nga karriget e studios për ta vëzhguar si dukej Xhejmsi, e si për “t’u bindur” për partneren e tij të ardhshme.

 

Xhejmsi është 21 vjeçe dhe ka mbaruar studimet për Administrim e Politikave Sociale. Aktualisht, ajo punon për vazhdimin e masterit në degën e Drejtësisë dhe po hedh hapat e parë për krijimin e biznesit të saj.

Pasion të veçantë gjithashtu ka modën dhe botën e medias.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Marina përflitet se do të zëvendësohet në programin sportiv, por moderatorja ka vijuar me sukses edhe një sezon tjetër.

Emri i Xhejmsit është një emër më shumë në listën e moderatoreve “zëvendësuese” të Marinës, por asgjë nuk është zyrtarisht e konfirmuar. Dhe derisa të gjendjet një moderator më e mirë se Marina, karrigen e saj në “Proces”, biondja bukuroshe e zotëron bindshëm.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Latest Images

Trending Articles