Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Presidenti “rreh” CNN, Trump provokon sërish në “Twitter”

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Presidenti amerikan postoi një video të shkurtër ku ai shfaqet duke rrahur një person që në vend të kokës ka logon e televizionit amerikan CNN.

Në videon origjinale të vitit 2007, Trump merr pjesë në spektaklin e njohur të Wrestling dhe godet pronarin e këtij organizmi Vionce McMahon.

Mësohet se video e modifikuar ku shfaqet Trump që sulmon CNN, një prej televizioneve më të urryera nga presidenti, u postua disa ditë më parë në forumet e internetit që mbështesin presidentin amerikan.

Por fakti që video e modifikuar u postua edhe nga Trump nuk është vlerësuar aspak nga media dhe CNN akuzoi presidentit se po nxit dhunë ndaj tyre.

CNN gjithashtu tha se me postimin e  videos, presidenti angazhohet në sjelle fëmijësh nuk i shkojnë aspak dinjitetit të zyrës së tij. Sidomos pas sulmit ofendues në “Twitter” të disa ditëve më parë ndaj dy gazetarëve, postimi i videos, pavarësisht se e rreme, nuk lë asnjë shije të mirë.

Në videon origjinale të vitit 2007, Trump mori pjesë në atë që quhej “beteja e miliarderëve” dhe ndihmoi të pranishmit e tjera t’i rruanin kokën rivalit të tij Vince McMahon./TCh/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles


Numri 12


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


18 Lloje te fustanave elegant dhe me stil te kohes


Përleshje fizike mes avokatit Ndue Pjetra dhe ish-nënkryetarit të KLD-së,...


Pjepri mbron zemrën dhe sytë


Jo vetëm për Tiranën…


A e ka gjetur partnerin e vërtetë Kallashi?! (VIDEO)


Rruga “Agim Ramadani” ende e bllokuar (FOTO)


Femij i vogel ne enderr


PROF. DAUT GURRA: “NUK MË LANË”