Trasmetimi i Kuvendit ditën e sotme është ndaluar për televizionet private nga Televizioni Publik Shqiptar.
Ndërkohë, është shprehur edhe drejtori i RTSH për këtë çështje, i cili shprehet se televizionet janë njoftuar që një javë më parë përmes një shkrese zyrtare lidhur me këtë çështje.
“S’ka asnjë bllokim sinjali, u kemi kërkuar televizioneve private të lidhim kontratë e të ndajmë kostot teknike ose nëse e duan pa lekë, atëhere të transmetojnë pamjet me logon e RTSH Kuvend”,- shprehet ai.
Për këtë rast ka reguar edhe opozita. I pari ka qenë ish-kryeministri Berisha, i cili e ka quajtur si një akt prej xhelati nga Rama këtë bllokim të fjalës së lirë.
Po ashtu ehde kreu i grupit parlamentar i LSI-së Petrit Vasili, është shprehur se Kuvendi është kthyer në një sekt që nuk flet.