Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Politika e zemëratës: A e kërcënon media sociale demokracinë?

$
0
0

Facebook, Google dhe Tëitter supozohet të shpëtojnë politikën, ndërsa informacioni i mirë nxjerr jashtë paragjykimet dhe falsitetin. Por diç ka shkuar vërtet keq.

The Economist

Në vitin 1962, shkencëtari politik britanik, Bernard Crick, botoi “Në Mbrojtje të Politikës”. Ai argumentonte se arti i negociatave politike, larg të qenit i ndyrë, lejon njerëzit e bindjeve të ndryshme të jetojnë bashkë, në një shoqëri paqësore e në lulëzim. Në një demokraci liberale, asnjë nuk merr tamam atë çka do, por kushdo ka gjerësisht lirinë të bëjë jetën që zgjedh. Sidoqoftë, pa ndonjë informacion për të qenë, qytetërim dhe pajtim, shoqëritë i zgjidhin mospajtimet e tyre duke iu drejtuar forcës.

Crick do të ish lebetitur nga falsiteti dhe partishmëria e ekspozuar në dëgjesat e komitetit të Senatit të kësaj jave në Uashington. Jo shumë kohë më parë media sociale zgjati premtimin për një politikë për të ndriçuar, ndërsa informacioni i saktë dhe komunikimi i lehtë i ndihte njerëzit e mirë të dëbonin korrupsionin, fanatizmin dhe gënjeshtrat. Megjithatë Facebook ka bërë me dije para dhe pas zgjedhjeve amerikane të vitit të shkuar, mes janarit 2015 dhe gushtit të këtij viti, se 146 milionë përdorues mund të kenë parë keqinformimin rus në platformën e tij. YouTube i Google-it pranoi 1108 video të lidhura me rusë dhe Twitter rreth 36 mijë e 746 llogari. Larg prej të sjellit ndriçim, media sociale ka shpërndarë helm.

Telashet e shkaktuara nga Rusia janë vetëm fillimi. Nga Afrika e Jugut në Spanjë, politika po bëhet edhe më e shëmtuar. Pjesë e arsyes është se, duke shpërndarë të pavërtetën dhe zemëratën, duke dëmtuar gjykimin e votuesve dhe duke përkeqësuar partishmërinë, media sociale gërryen kushtet për negociatat e politikës, në të cilën Crick mendoi se ushqente lirinë.

Një spa e vëmendjes së shkurtër…Ua, shihe pak atë!

Përdorimi i medias sociale nuk shkakton ndarjen më shumë se e amplifikon atë. Kriza financiare e 2007-2008 ushqeu zemërimin popullor ndaj elitës së pasur, që i kish lënë gjithë të tjerët prapa. Luftërat e kulturës i kanë ndarë votuesit nga identiteti më shumë sesa nga klasa. As nuk janë mediat sociale vetëm në pushtetin e tyre për të polarizuar – thjesht shihni TV kabllorë dhe radiot me emisione bisedore. Por nëse Fox Neës është i njohur, platformat e medieve sociale janë të reja dhe ende nuk janë të kuptuara sa duhet. Dhe, për shkak të mënyrës si funksionojnë zotërojnë ndikim të jashtëzakonshëm.

Ato bëjnë para duke vendosur fotografi, postime personale, historik lajmesh dhe reklama përballë jush. Për shkak se ato mund të matin mënyrën tuaj të reagimit, e dinë si të futen nën lëkurën tuaj. Ato mbledhin të dhëna rreth jush në mënyrë që të kenë algoritme për të përcaktuar se çfarë do e mbërthejë vështrimin tuaj në një “ekonomi vëmendjeje”, që i bën përdoruesit të shpalosin, klikojnë dhe ndajnë – përsëri, përsëri dhe përsëri.

Kushdo i caktuar për të formësuar opinionin mund të prodhojë dhjetëra reklama, t’i analizojë dhe të shohë se cila reziston më shumë. Rezultati është imponues: një studim ka zbuluar se përdoruesit në vendet e pasura i prekin telefonat e tyre celularë 2600 herë në ditë.

Do të ishte e mrekullueshme nëse një sistem i tillë të ndihmonte dijen dhe të vërtetën që të ngjitej në sipërfaqe.

Por çfarëdo të ketë thënë Keats-i, e vërteta nuk është bukuri aq sa është punë e rëndë – veçanërisht kur nuk bie dakord me të. Kushdo që ka bërë ‘scroll’ përmes Facebook-ut e di sesi, në vend të japë dije, sistemi shpërndan material kompulsiv që priret të përforcojë paragjykimet e njerëzve.

Kjo përkeqëson politikën e përbuzjes që mori kontroll në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën në vitet ‘90. Për shkak se anë të ndryshme shohin fakte të ndryshme, ato ndajnë bazë jo empirike për të arritur kompromis. Për shkak se secila anë dëgjon përsëri se shumica tjetër nuk janë të aftë për asgjë veçse për të gënjyer, mashtruar dhe shpifur, sistemi ka edhe më pak hapësirë për empati. Për shkak se njerëzit kanë ngecur në një vorbull të gjërave pa vlerë, skandalit dhe zemëratës, ata humbasin vështrimin nga ajo çka ka rëndësi për shoqërinë që ata ndajnë.

Kjo priret të diskreditojë kompromiset dhe mprehtësitë e demokracisë liberale dhe i përkrah politikanët që ushqejnë komplotin dhe nativizmin. Kini parasysh hetimet në piraterinë e zgjedhjeve të Rusisë nga Kongresi dhe prokurori special, Robert Mueller, i cili sapo ka lëshuar të parën aktakuzë të tij. Pasi Rusia sulmoi Amerikën, amerikanët përfunduan duke sulmuar njëri–tjetrin. Për shkak se hartuesit e kushtetutës donin të frenonin tiranët dhe keqbërësit, media sociale përkeqësoi bllokadën e Uashingtonit. Në Hungari dhe Poloni, pa kufizime të tilla, ata ndihmuan në mbështetjen e një demokracie jo liberale të stilit “fituesit i merr të gjitha”. Në Birmani, ku Facebook-u është burimi kryesor i lajmeve për shumë njerëz, ka thelluar urrejtjen e Rohingya-ve, viktima të spastrimit etnik.

Media sociale, përgjegjësi sociale

Ç’duhet bërë? Njerëzit do të përshtaten, siç bëjnë gjithnjë. Një vëzhgim i kësaj jave ka zbuluar se 37% e amerikanëve u besojnë atyre çka marrin nga media sociale, gjysma e përqindjes së atyre që u besojnë gazetave dhe revistave të shtypura. Megjithatë gjatë kohës që duhet për t’u përshtatur, qeveritë e këqija me politika të këqija mund të shkaktojnë dëm të madh.

Shoqëria ka krijuar mekanizma, si shpifja dhe ligje pronësie, për të mbretëruar në median e vjetër. Disa po u bëjnë thirrje kompanive të medias sociale, ashtu si botuesve, për të qenë ngjashëm të përgjegjshëm për atë çka shfaqet në platformat e tyre; të jenë më transparentë dhe të trajtohen si monopole që duhen thyer.

Gjithë këto ide kanë merita, por ato vijnë me negociata. Kur Facebook u lëshon artikuj organizmave të pavarur për verifikim faktesh, prova se kjo zbut sjelljen është e përzier.

Për më tepër politika nuk është si llojet e tjera të ligjërimit; është e rrezikshme dhe kërkon që një grusht firmash të mëdha të çmojnë se ç’është e shëndetshme për shoqërinë. Kongresi do transparencën të atyre që paguajnë për reklama politike, por shumë ndikim i keq vjen përmes njerëzve që pakujdesshëm ndajnë postime lajmesh zor të besueshme.

Të thyesh gjigantët e medias sociale mund të ketë kuptim në terma antitrust, por nuk do të ndihmojë në ligjërimin politik – në të vërtetë, shumëfishimi i numrit të platformave, do e bëjë industrinë më të vështirë për t’u menaxhuar.

Ka të tjera kura. Kompanitë e medias sociale duhet të ndreqin faqet e tyre për ta bërë të qartë nëse një postim vjen nga një mik apo burim i besuar. Ato mund të shoqërojnë ndarjen e postimeve me lajmërime të rrezikut që vjen nga keqinformimi.

Robotët e internetit përdoren shpesh për të amplifikuar mesazhet politike. Tëitter-i duhet të pengojë më të keqen, ose të paktën t’i shënjojë ato. Më fuqishëm ata mund të përshtatin algoritmet e tyre për të vendosur lajmet që thithin klikime diku poshtë në faqe. Për shkak se këto ndryshime marrin masa kundër një modeli biznesi të hartuar për të monopolizuar vëmendjen, duhet të vendosen me ligj apo me një rregullator.

Mediat sociale po abuzohen. Por me vullnet, shoqëria mund t’i shfrytëzojë dhe të ringjallë atë ëndërr të hershme të ndriçimit. Stekat për demokraci liberale vështirë se mund të jenë më të larta se kaq.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670