Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Hahn dhe 250 gazetarë zbarkojnë në Tiranë për ‘lirinë e medias’

$
0
0

Më shumë se 250 përfaqësues të mediave nga Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor do të mblidhen në një konferencë të posaçme në Tiranë më 9 dhe 10 nëntor, dedikuar plotësisht rolit të rëndësdishëm të medias në procesin e anëtarësimit në BE.

Raportohet se i pranishëm do të jetë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Përpara këtij takimi, Hahn është shprehur se “liria e shprehjes është një vlerë themelore për BE dhe një gur kyç në procesin e zgjerimit”.

Hahn tha se “një shtyp i fortë dhe i pavarur është nxitësi i transformimit demokratik”.

Komisioneri e pranoi se media përballet me sfida të mëdha.

Kjo konferencë vjen në kohën kur në Tiranë ka pasur një debat për qasjen e qeverisë ndaj medias. Në veçanti nën akuzë ka qenë kryeministri Edi Rama, që është kritikuar nga një organizatë e Brukselit për fyerjet ndaj reporterëve.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670