Poetja Rita Petro e ftuar sot tek emisioni “Zonë e Lirë” e gazetarit Arian Çani, në “Tv Klan”, ka deklaruar se poezia e saj që fliste për incestin (motër-vëlla) është keqkutuar nga të gjithë.
Shkrimtarja Petro e cila hapi mjaft debate dhe polemika për poezinë e saj mbi incestin mes vëllait dhe motrës, u përball me pastorin Akil Pano ku pas një debati të fortë, Petro u shpreh:
“Argument im i fundit është ky: Poezia quhet “Mallkimi i parë”. Pra incest është mallkimi i parë i botës. Unë them “Blasfemi”, ju më akuzoni me vargjet e mia. Unë shkruaj në veten e parë.
Unë marr mëkatet e gjithë botës. Poeti është si një prft. Që ta dini unë jam kundër incestit. Ajo që flet (personazhi) është e mallkuar”.
Petro e ka quajtur aktin e incestit si simbol të bukur që lindi njerëzimin, por është kundërshtuar nga pastori.
“Të gjithë janë kapur tek fjala incest dhe jo tek thelbi i poezisë. Unë jam kundër incestit në atë poezi deri në vargun e fundit dhe vajza që është personazhi im është e mallkuar”- tha ajo.
Pastori tha se dashuria mes motrës dhe vëllait nuk mund të jetë ashtu siç Rita e përshkruan.
“Kjo dashuri nuk mund të njolloset në këtë mënyrë”- tha ai.
Poezia e Rita Petros “Mallkimi i parë”
Zoti im, ATI im
Cili është ai mashkull
Aq i bukur
Që po vjen te unë
Sytë shigjeta-tinëzare
Drejt në zemër
M’i ka ngulur?
Kur më prek
Me duart aq të buta
Lëkurën ma puçrron…
Pse kur më puth në qafë
Drithëroj e tëra
Njomem atje poshtë?
Buzët më hapen
E kërkojnë buzët e tij
Gjuha e tij e lëngësht
Gjuhën time do?
E kur kaq butësisht
Më përqafon
Ndiej në bark
Të ngjeshur
Mikun e tij të fortë!
Qepe gojën, boll
Mjaft me këto dokrra
Ai është vëllai yt
E kjo që mendon
Është blasfemi!
Në ferr do të digjesh
Nëse shkon me të
Kurrë më për gratë
S’do kem mëshirë
E në jetë të jetëve
Do të vuajnë
Mallkimin tim!
Në djall vafsh ti, o Atë
Bashkë me vullnetin tënd!
Vëllai im
Unë dua të kryej incest me ty!