Listës së gjatë të largimeve nga televizioni “Top-Channel” do t’i shtohet edhe Sokol Balla.
Gazetari i njohur Sokol Balla është parë në ambientet e “Vizion Plus”.
Ndërkohë mësohet se vetë Balla ëstë shprehur se ka takuar drejtuesit e televizionit “Vizion Plus” dhe ka patur bisedime mes dy palëve, të cilat janë ende në vazhdim.
Konkretisht nuk dihet se cili do të jetë roli i gazetarit të njohur në ekranin e “Vizion plus”.
Nga ana tjetër vetë gazetari nuk ka dashur të komentojë asgjë mbi këtë gjë, duke zgjedhur heshtjen.
Kujtojme se para pak kohësh Sokol Balla u hoq nga funksionet e tij drejtuese në “Top Channel”.