Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Gjatë vitit 2017 u vranë në detyrë 81 gazetarë

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Organizata më e madhe e gazetarëve në botë tha se të paktën 81 gazetarë u vranë në detyrë këtë vit dhe se dhuna dhe kërcënimet kundër mediave janë rritur shumë.

Në raportin vjetor “Kill Report”, sipas Associated Press, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) tha se gazetarët humbën jetën për shkak të vrasjeve të qëllimshme, sulmeve me bombë dhe incidenteve me shkëmbim zjarri në mbarë botën.

Më shumë se 250 gazetarë kanë qenë në burg gjatë vitit 2017.

Numri i vdekjeve të gazetarëve për vitin 2017, i raportuar më 29 dhjetor, ishte më i ulëti në një dekadë; në vitin 2016 u vranë 93 gaztearë.

Shumica e gaztarëve u vranë gjatë 2017-ës në Meksikë, por shumë të tjerë edhe në zona konflikti në Afganistan, Irak dhe Siri.

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Philippe Leruth, tha se pavarësisht se pakësimi i numrit të vdekjeve “paraqet një tendencë rënieje, nivelet e dhunës ndaj gazetarëve mbeten të larta dhe të papranueshme”./VOA


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles


Numri 12


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


18 Lloje te fustanave elegant dhe me stil te kohes


Përleshje fizike mes avokatit Ndue Pjetra dhe ish-nënkryetarit të KLD-së,...


Pjepri mbron zemrën dhe sytë


Jo vetëm për Tiranën…


A e ka gjetur partnerin e vërtetë Kallashi?! (VIDEO)


Rruga “Agim Ramadani” ende e bllokuar (FOTO)


Femij i vogel ne enderr


PROF. DAUT GURRA: “NUK MË LANË”