Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Pse janë mbledhur bashkë bosët e medias shqiptare?

$
0
0

gazetaretKjo foto e disa prej drejtuesve të medias shqiptare, ka shkaktuar shumë debat në portalet shqiptare.

Në foto shihen Irfan Hysenbelliu, pronar i gazetës Panorama, GSH dhe News24, Ylli Ndroqi, pronar i Ora News dhe Channel One, Nikollë Lesi, pronar i Koha Jonë, Ylli Rakipi, drejtues në Ora News dhe dy gazetarët, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.

Anila Basha aludon se takimi është bërë për të qarë hallin e kredive nëpër banka, por edhe për të koordinuar qëndrimin si kundërshtarë të qeverisë.

Por Nikollë Lesi thotë se nuk bëhet fjalë për ndonjë kompromis apo bashkim linjash editoriale.

“Fjala e lirë është gjë tjetër nga ato që shkruajnë  e sajojnë duke derdhur dufin nëpër komente, të cilët mbeten anonim nëpër rrjete sociale e nuk kanë kurajon të vendosin emrin!

Pra Anila nuk ka përbashkim linjash editoriale nga asnjeri, të paktën për mua JO!” shkruan Lesi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670