Lidhur me spekulimet dhe zërat se ndeshja e Shqipërisë në Armeni ishte e stisur, disa media pasi e kanë botuar lajmin me këtë pretendim, pas golit të parë të Shqipërisë në Armeni, kanë dalë në përfundimin që autogoli ishte i qëllimte edhe pse në fakt topi po shkonte në rrjetë pas devijimit të Gashit dhe mbrojtësi i Armenisë duket që tenton ta nxjerrë nga rrjeta edhe pse nuk ja del dot.
Po ashtu në një postim ato thonë se edhe goli i dytë është autogol edhe pse u shënua nga Gjimshiti nga goditja e dënimit e Memushajt.
Referenca e tyre duket është kjo lëvizje bastesh në faksimilet më poshtë, ku kuotat e Shqipërisë përmirësohen me diku te 0.5 në ditën para ndeshjes.
Kjo lëvizje bastesh ndodh praktikisht në çdo ndeshje dhe asnjë prej tyre nuk dyshohet. Madje siç shihet në tabelën tjetër koeficenti i fitores së Estonisë ka lëvizur me më shumë se 3 pikë. Lëvizje deri me 1 pikë janë normale në çdo ndeshje dhe ska asgjë të çuditshme.
Duhet thënë se koeficenti i Shqipërisë u rrit sërish para ndeshjes.
Faqja në fjalë që i ka ngritur këto pretendime është e lidhur me Kreshnik Spahiun dhe pasi e krijoi vetë e para këtë mesele që rezulton e pabazuar, doli sot dhe e quajti një gjë të tillë si një sulm të porositur edhe pse ajo në fakt i fshiu lajmet spekulative dhe nuk i përgënjeshtroi ato.
Po ashtu, media që hapi këtë “lojë”, citohet si bazë nga ku e merr burimin kurir.rs, portali nacionalist serb.
Por asnjë prej të dy protaleve nuk është serioze dhe nuk kanë si të merren në konsideratë.
Së fundmi, pasi ky lajm u përcoll në mediat serbe, ata që e krijuan vetë në Shqipëri dolën në rolin e patriotëve duke thënë se mediat serbe e bëjnë një gjë të tillë sepse duan t’i ulin vlerat Shqipërisë.
Përveç faksimileve lajmet janë të ruajtura edhe si HTML.