Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Një pyetje interesante: Ku buron lumi i parave të politikës?

$
0
0

kikiaGazetari Mentor Kikia ngrinte pyetjen e mësipërme sot në profilin e tij në Fb.

“Financimi i politikës është thembra e Akilit e tërë punëve të pista që bëhen në këtë vend. BSH tregon se gjatë muajve Maj-Qershor janë tërhequr nga bankat e nivelit te dytë 90 milion Dollarë më shumë se qarkullimi normal i parave në këto banka. Kjo është një hedhje historike e parave në qarkullim. Po cfarë ka ndodhur këto dy muaj? Asnjë, ishte fushata elektorale. Këto para janë hedhur për shpenzime fushate, spote, reklama, banera, takime, para në dorë për blerje vote. 90 milion Dollarë!!!!!”, – shkruante Kikia.

Ai vijonte më tej duke pyetur: “Po kush i ka dhënë? Kryetarë-kandidatë miliarderë. Donatorë dhe kompani klienteliste, që tani do marrin tenderat…. Nëse do të duhej të hetohej, ka një mundësi tashmë. Ndiq paranë- ka thënë Falkone – të gjesh Mafian”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670