Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Flamur Vezaj dhe Aleksandra Bogdani, gazetarët më të mirë investigativë

$
0
0

gazetariaÇmimet e BE për gazetarinë investigative për vitin 2014 u ndanë sot në një ceremoni të organizuar në Tiranë nga Instituti Shqiptar i Medias, me pjesëmarrjen e Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadores Romana Vlahutin

 

Gazetarët Aleksandra Bogdani dhe Flamur Vezaj u nderuan me çmimin e parë për tre artikujt e botuar në portalin ‘reporter.al’ dhe në një numër gazetash të përditshme në lidhje me mënyrën e rekrutimit dhe financimit të shqiptarëve për të luftuar si xhihadistë në Siri.

Çmimi i dytë iu dha gazetares Juli Ristani të programit investigative “Fiks Fare” në Top Channel TV, për programin e saj në lidhje me trajtimin e drejtësisë ndaj përdoruesve dhe kultivuesve të drogës.

Gazetari Besar Likmeta i BIRN, mori çmimin e tretë për artikullin e botuar në disa të përditshme që hetonte mënyrën se si ishin përdorur fondet publike nga qeveria e kaluar nëpërmjet kompanive të lobimit për qëllime elektorale partiake.

Në këtë konkurs u paraqitën gjithsej 19 aplikime, të cilat u shqyrtuan nga një juri e përbërë nga profesionistë të medias dhe përfaqësues të shoqërisë civile: Lutfi Dervishi, ekspert i medias, kryetar; Iris Luarasi, pedagoge në Departamentin e Gazetarisë; Arben Muka, korrespondent i Deutsche Welle; Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të gazetarëve dhe Zef Preçi, Drejtor i Qëndrës për Kërkime Ekonomike.

Në fjalën e saj ambasadorja Vlahutin u shpreh se, “gazetaria investigative në veçanti, mund të luajë një rol të jashtëzakonshëm për të zbuluar keqbërjen, për të frymëzuar reforma dhe në fund të fundit për të ndryshuar jetët e njerëzve. Jam e bindur se këto çmime që po shpallim sot do të ndihmojnë akoma më shumë në forcimin e standardeve të medias dhe do të kthehen në njësi matëse për cilësinë e medias në Shqipëri”.

Çmimi i BE për Gazetarinë Investigative do të jepet çdo vit në periudhën 2015-2017 në secilën nga shtatë vendet e zgjerimit të BE-së: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Turqi.

Çmimi i BE për Gazetarinë Investigative synon të nxisë dhe promovojë arritjet më të mira të gazetarëve investigativë, si dhe të përmirësojë vizibilitetin e gazetarisë cilësore investigative në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi./ATSH


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles