Deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj, është lajmi i ditës. Pasi u prit nga simpatizantë të tij, Ndocajt i është dhënë çmimi “Rrota e Artë” nga emisioni “Fiks Fare” në TCH.
Ndocaj ka zbritur paraditen e sotme në Rinas dhe është pritur nga disa mbështetës të tij, të cilët kanë pasur me vete edhe flamurin kombëtare.
Por surpriza është sonte, pasi Ndocaj do të jetë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në “TV Klan”.
“Në të parën intervistë televizive pas marrjes së mandatit nga KQZ, Ndocaj do të rrëfejë se si u lidh me socialistët, pakënaqësitë dhe ribashkimin, etj”,- shkruan Fevziu.