Blushi për ‘Kadim Sedinin’ dhe Lef Nosin
Shumë njerëz më pyesin pse e ka emrin Kadin Sedini. Kadim Sedini është emri që kam gjetur që Skadim Sedini, pra, ka skaduar por ju s’e dini.
Se po ta dinit ju nuk do ta kishit zgjedhur. As s’e pranoj e as se mohoj për Sejdinin. Për Lef Nosin nuk kam sajuar asgjë dhe kjo nuk më bën fare kreativ në raport me veten.
Në librat e mëparshëm që kam nxjerr unë kam marrë personazhe historik. E kam bërë për Ali Pashën, për Skënderbeun, pra këtë gjë e kam bërë edhe më përpara.
Lef Nosi ka qenë një patriot për hir të vërtetës, filantrop, njëri që ka pas pasion kulturën, pullat, folklorin. Ishte një njeri i kamur i Elbasanit pas 100 vjetës. Kini parasysh që në atë kohë të varfërit nuk merreshin me politikë. Tani është pak më ndryshe.
Të ishte një fshatar nga Tepelena apo nga Korça, nuk mund të merreshe me politikë para 100 vitesh. Lef Nosi ishte një nga përfaqësuesit e Ismail Qemalit në aktin e firmosjes së Pavarësisë, çka i jep nder Lef Nosit. Kishte miqësi me Ismail Qemalin, me Frashërin që më pas u ngatërrua keq. Lef Nosi duhet të ketë emrin Elefteros…
Lef Nosi ishte ministër i Ismail Qemalit dhe e mori aktin e Pavarësisë dhe në vitin ’37 është zhdukur. Pra, ai është njeriu i fundit që e ka pas ditur.
E ka nxjerrë kopjen e tij në vitin ’37 kur Zogu bëri një ceremoni të paparë. Dhe që prej atëherë origjinali është zhdukur. Dhe pyetja është që pse nuk është Akti i Pavarësisë? Personazhet e mi e thonë, unë nuk e them dot se çfarë e ka bërë Lef Nosi këtë.
Ai u vra në vitin ’45. Kur u bë ministër Fan Noli e ka zgjedhur kryetar Bashkie. Në vitin ’44 u bë regjent. Pas pushtimit nga Italianët, ne u futën në monarkinë e tyre. Kishim mbret Viktor Emanuelin që kishte mëkëmbës në Shqipëri.
Kur erdhën Gjermanët në ’43’44, duhet të ndryshonin sistemin e qeverisjes. Ata nuk kishin monarki. Dhe ata ndërtuan një regjencë, Këshilli i Lartë Shtetëror, i përbërë nga katër vetë. Lef Nosi, Mitat Frashëri, Patër Anton Arapi dhe një nga Dibra, mysliman për të përfaqësuar katër besimet.
Lef Nosi ishte një nga këta dhe kur erdhën komunistët në pushtet e vranë. Pra, ai u bë me pushtuesit. Imagjinojeni sikur kjo të ndodhte sot. Këtë bëri Lef Nosi.
Është i vetmi kolaboracionist në Evropë që ka një bust në mes të qytetit. Mund të ndodhi në Francë që një ka bashkëpunuar me pushtuesit, në muze, por jo në shesh publik.
Shpresoj që qytetarët e Elbasanit të çohen dhe ta tërheqin zvarrë bustin e Lef Nosit. Ka qenë kolaboracionist. Është çështje dinjiteti.