Eliasi, Ermira, vajza e ‘call center-it’…
Gazetarja Rudina Xhunga me rubrikën e saj ‘Albanan Stories’ në Mapo, arrin të tërheqë vëmendjen e lexuesve duke u fokusuar tek personazhet e Shqipërisë së zakonshme, teksa shkrimet e saj bëhen ndër më të lexuarit e ditës.
Këtë herë ajo vjen me shkrimin “Gjenerata call center”.
“25 vjet më pas është koha e këtij brezi vajzash me telefon pas veshit. Ato janë gjenerata e re, gjenerata call center. 20 mijë të rinj që shesin ajër dhe shtyjnë vitet drejt hiçit.
Dhe të mendosh, se janë pjesa më e pastër e brezit, më të arsimuarit, më të përgjegjshmit. Të tjerët që nuk shesin ajër, shesin drogë. Çfarë lemerie po i përgatisim vetes,” shkruan Xhunga.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë: