Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

KE ‘rrëzon’ Bregun: Fonde publike për mediat pro-qeveritare

$
0
0

majlindaaaNë pjesën e progres-raportit për lirinë e medias thuhet se ka pasur një rast të dështuar për jetën e një gazetari, të raportuar në dhjetor të vitit 2014.

“Një tjetër gazetar mori kërcënime me jetë pasi raportoi për një operacion të policisë për drogën”, thekson raporti.

KE ka rrëzuar edhe një propozim të deputetes Majlinda Bregu.

“Në Kodin Civil u propozua një amendim, i cili propozonte që administratori i portalit të lajmeve të ishte përgjegjës për filtrimin e komenteve që fyejnë dinjitetin njerëzor. Kjo mund të vendosë kufizime të panevojshme mbi lirinë e shprehjes”.

Sa i përket pronësisë mbi median, në raport thuhet se ajo është bërë më transparente, por shqetësimet mbeten për ‘pronësinë e fshehur’.

“Transparenca e financimeve të medias mbetet problematike. Shqetësimet mbeten për shpërndarjen e reklamave shtetërore dhe fondeve publike për median dhe pronarët e tyre pranë qeverisë, pasi kjo prek garën e ndershme mes bizeneseve të mediave. Një amendim i propozuar për të hequr kufizimet mbi pronësinë e mediave audiovizive ka sjellë shqetësim se kjo mund të lehtësojë vendosjen e monopoleve në sektorin e medias audiovizive”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles