Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Mediat për “censurën” e Ramës, Rakipi: Budalla! Baze: Tërhiqu!

$
0
0

rakipiNisma e Edi Ramës për të kriminalizuar akuzat e bëra ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit është përplasur me një reagim të ashpër të botës së mediave.

Disa drejtorë mediash e kanë kritikuar këtë projet për Ora Neës.

Ja çfarë thonë disa prejt tyre:

Armand Shkullaku: Progres-raporti ishte i pritshëm. Ne kemi vënë re një lloj sjellje me dy standarte të Qeverisë. Kanë gjuhë dhe një formë që mundohet ta paraqesë situatën rozë, sikur Qeveria nuk ndërhyn. Dhe nga ana tjetër nxitet një lloj frymë denigruese për median.

Aleksandër Çipa: Kjo është një nga stanjacionet më të tmerrshme të realitetit mediatik shqiptar që nuk po ndryshon asgjë. Ka një frustrim të gjithkujt, të gjithë aktorët që janë brenda kësaj skene mediatike janë të frustruar.

Ylli Rakipi: Duhej një vlerësim akoma dhe më i ulët. Nëse progresi përcakton sjelljen jo të mirë të disa prej politikanëve, duhet të themi që në krye të kësaj liste është kryeministri Rama, i cili është Kryeministri më arrogant që nga viti 1912 besoj deri sot me median.

Por përtej progresraportit, ajo çka shqetësoi median në Shqipëri përveç të tjerash ishte dhe kjo deklaratë e Kryeministrit.

Edi Rama: Kemi ndërmarrë reforma të tella edhe pse rëndom të anatemuara nga “kënetat mediatike”. E përdorin median për të bërë shantazh, e përdorin median për të vënë gjoba.

Këtë qëndrim të shefit të Qeverisë, drejtuesit e medias e kritikojnë ashpër, duke e konsideruar deri edhe skandaloz.

Aleksandër Çipa: Unë do të reagoja shumë kritikshëm ndaj cilësimit dhe pohimit të Kryeministrit. Kryeministri Rama është ai politikan që erdhi në qeverisjen e vendit me misionin e zhbërjes së një media klienteliste, e reformimit të medias publike. Në këtë pikë ai është po aq i vonuar sa pararendësit e vet. Madje ka krijuar modelin më poshtërues të një media publike që mbetet në një gjendje të nderë.

Shkullaku: Rama qëndrime skandaloze, për të zhvlerësuar median

Armand Shkullaku: Deklarata e Kryeministrit është skandaloze. Do të ishte e barasvlefshme sikur ne të gjithë këtu bashkë të themi atë që Edi Ramës nuk i pëlqen, që të gjithë politikanët janë hajdutë.Po ne çfarë duhet të themi? Që punojmë çdo ditë, mundohemi ta bëjmë punën tonë me ndershmëri dhe përkushtim dhe del Kryeministri pa iu dridhur qerpiku dhe na thotë që jemi të gjithë kënetë. Mendoj që ai e bën këtë për të zhvlerësuar rolin e medias në Shqipëri.

Rakipi:  Kryeministri ka krijuar kënetën në vend

Ylli Rakipi: Vendin ku ne jetojmë zoti.Edi Rama po e kthen në një kënetë të madhe. Dhe po të hedhësh rrjetat në këtë kënetë, peshku i madh që kapet është Edi Rama, përfaqësuesi i kësaj kënete.Etika nuk ma lejon të them që Edi Rama është Kryeministri më budalla i shqiptarëve që nga viti 1912. Por them që është deri tani me performancën e vet, me punën e vet, është Kryeministri më i paaftë që nga viti 1912. Të merresh median në një kohë kur ti je personi që nga pika e mëngjesit deri dhe pas orës 24:00, tremb edhe foshnjet e sapolindura, që del në të gjitha mediat, në mënyrë sistematike. Del në media edhe kur shkon në banjo. Është e turpshme.

Por a ka media që po i bëjnë presion Kryeministrit, apo është media që po vihet nën trysni nga Qeveria?

Rakipi: Kryeminstri të thotë me emra kush po e shantazhon

Ylli Rakipi: Ka segmente të medias që i bëjnë presioin Qeverisë. Ditët e fundit ju keni parë në median e shkruar, ka akuza të drejtëpërdrejta edhe nga pjesë të medias që Edi Rama është në raporte me trafik influencash në pjesë të medias.U jep atyre benefite, që hapin tokën dhe u del uji poshtë. Një njeri që ka thënë gjëra krejt të tjera dy vjet më parë dhe bën gjëra të tjera sot. Duhet të vendosë gishtin, kush është media që ka shantazhuar Edi Ramën.Njerëzit e medias janë njerëz që kanë emrin e vet, kanë mediat e tyre. Edi Rama duhet t’u adresohet konkretisht. Nuk ka Kryeministër në botë që të hedhë fjalë të tilla në erë.

Armand Shkullaku: Dhe Kryeministri ka raste ku ndaj tij është ushtruar shantazh, presion apo gjobëvënie, siç i pëlqen atij ta thotë, mendoj se i ka të gjitha mundësitë që rastin ta denoncojë në Prokurori.

Ndërkohë Mero Baze shkruan kështu për iniciativën e Edi Ramës në gazetën Tema Online: Asgjë nuk do fitojë. Ata që do fitojnë do jenë kritikët spekulativ ndaj tij, kurse ky do futet në rregjistrat e kryeministrave që kanë tentuar të kufizojnë me ligj lirinë e shprehjes kundër tij, edhe pse e ka nisur historinë e tij personale si një rrebel i familjes së tij politike dhe kritik i pafre, i çdo establishmenti që ka pasur në vend, para se të hynte në politikë.

Kryeministri është në kohë ta tërheqë këtë iniciativë, si një akt vetëvrasës, pasi nuk dëmton dot askënd me të, përveç vetes. Kundërshtarët e tij politik do të vazhdojnë të akuzojnë dhe shtypi do të vazhdojë të botojë çfarë gjen mes të vërtetave e të pavërtetave. Nëse ka ndonjë gjë për të bërë Edi Rama, le të gjejë mënyrën të bëjë një reformë thelbësore në drejtësi dhe të vërë në punë prokurorinë, të hetojë çdo akuzë dhe ta spastrojë të vërtetat nga gënjeshtrat, duke i dhënë rëndësi dhe peshë fjalës së thënë e asaj të shkruar. Kjo që ka ndërmend të bëjë, thjesht e bën më të dobët, më të pambrojtshëm, dhe më të paragjykuar si faj.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles