“Zeri i Popullit” nuk është me ne treg. Gazeta zyrtare e Partisë Socialiste ne versionin e printuar duket se është mbyllur me urdhër te kryetarit te PS Edi Rama i cili nuk ka pasur ndonjë simpati për te. Atë qe kërkoi para disa vitesh duket se e beri fakt tashme.
ABC News e kërkoi këtë gazete ne gjashte pika te ndryshme te tregtimit te shtypit ne Tirane, por asnjëra prej tyre nuk e dispononte.
“Zeri i Popullit” me nje tirazh te ulet e thuajse e papërfillshëm nga qytetaret prej kohesh nga një e përditshme ishte kthyer ne nje gazete qe dilte katër here ne jave, por prej dy muajsh shitësit tregojnë se ajo mungon ne treg.
Gazeta “Zëri i Popullit” daton që prej vitit 1942. Ajo i rezistoi edhe ndryshimit të sistemit pas viteve ’90. Kulmi ishte viti 2005 kur ajo arriti rreth 35 mije kopje te shitura. Por prej dy muajsh gjendet vetëm ne versionin online.