Revista satirike franceze, Charlie Hebdo, ka komentuar sulmin terrorist në Paris me anë të një karikature. “Stilolapsi është më i fortë së shpata”, i ka kujtuar botës sulmin e dytë.
Karikatura e Joann Sfar thotë: “Miq nga e gjithë bota, ju falënderoj për lutjet, por ne nuk kemi nevojë për më shumë fe! Besimi ynë shkon në muzikë! Puthje! Jetë! Shampanjë dhe gëzim! #Parisiështëgjithçkapërjetën.”
Ai po ashtu ka vizatuar moton e qytetit të Parisit, që është “‘fluctuat nec mergitur’, që do të thotë: “Ky vend është rrahur nga valët por nuk fundoset”.
“Parisi është kryeqyteti jonë. Ne e duam muzikën, pijen dhe kënaqësinë”.
“Me shekuj dashamirët e vdekjes janë përpjekur të na bëjnë ta humbim shijen e jetës”.