Një kompani e huaj ka paditur kompaninë e Rezart Taçit për mosrespektim kontrate.
Shuma që pretendon kompania në fjalë i kalon 25 mijë eurot.
Për këtë mosmarërveshje ajo i është drejtuar Gjykatës së Iiranës, duke kërkuar sekuestro të aseteve të Rezart Taçit, në një vlerë të barabartë me shumën që pretendon kompania paditëse.
Padia i drejtohet konkretisht kompanisë Alsat, pra televizionit privat që është nën pronësinë e Taçit.
Ja detajet e çështjes:
Detaje të çështjes civile Nr. 10468
Gjykata e shkallës së parë
Nr. i Çështjes: 10468
Dt. e regjistrimit: 16.07.2015
Paditesit: Shoqeria ‘MEDIJA PROFESSIO Svetovanje In Inzeniring D.o.o
Te paditurit: Shoqeria ‘ALSAT’ sha
Lloji i Çështjes: Padi te tjera Kontraktuale
Baza Ligjore: Neni 476 – 495
Objekti: Detyrimi i te paditurit ti paguaje paditesit shumen prej 25.457.52 euro sipas faturave te shitjes te papaguara nga i padituri. Marrjen e mases se sigurimit te padise duke vendosur sekuestro konservative mbi llogarite bankare te te paditurit deri ne vleren prej 25.457.52 euro deri ne perfundim te gjykimit te ceshtjes
Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Enkela (Bajo) Vlora