Gazetari i Top Channel është shprehur tepër i revoltuar në profilin e tij në Facebook, pasi disa akuzave që janë bërë ndaj tij nga disa media online.
Ndaj Veliut u ngrit akzua nga një media online se e kishte të parapërgatitur dhe me porosi nga kryeministria pyetjen që i bëri kancelares Angela Merkel se kur do të hapet procesi i anëtarësitit i Shqipërisë në BE. Sipas kësaj medie Merkeli iu përgjigj ftohtë pyetjeje.
Por nuk ka qenë i këtij mendimi Muhamed Veliu, i cili shkruante në Fb “Te gjithe atyre te cileve guxuan sot te neperkembin punen time si gazetar duke publikuar shpifje te njepasnjeshme e ne menyre te paskrupult, kam vetem nje gje per tju thene. Do te perballemi ne gjykate ku duhet te provoni te gjitha akuzat e ngritura per punen time. Taksirat te fitoj nje gjyq te dyte kesaj here ne Tirane pas atij ne Londer me gazeten Bota Sot”.