Dy gazetarët Artan Hoxha dhe Fatos Hakorja e kanë vazhduar debatin mbi videon e Dritan Priftit edhe jashtë emisionit, në kohën kur jepeshin reklamat, raporton Opinion.
Ata kanë patur një debat të fortë gjatë emisionit me temë “Korrupsion, seks dhe përgjim”, të cilin e kanë vazhduar edhe gjatë kohës që nuk ishin në transmetim.
Artan Hoxha gjatë emisionit ‘Opinion’ të datës 30 shtator thoshte se videoja e seksit të Dritan Priftit është e para 5 viteve dhe LSI ia publikon tani për shantazh.
Sipas Hoxhës, Dritan Prifti përgjohej në jetën e tij private nga eksponentë të LSI në kohën kur ishte ministër.
Ndërsa Hakorja deklaronte se “kjo video është gjetur në laptopin e Priftit e rikuperuar nga amerikanët”.