Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Pro apo kundër? Shumë shqiptarë kanë qarë nga kjo reklamë

$
0
0

reklamaKur nis sezoni i festave, vërshojnë edhe reklamat.

Shumica e tyre janë shabllon: një familje e gëzuar që mezi pret Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve.

Por kjo reklamë ka bërë që shumë njerëz të lotojnë.

Reklama e rrjetit gjerman të supermarketeve Edeka ka bërë që edhe anglezët të dorëzohen: është më e bukur edhe se reklama e rrjetit John Lewis, që është kthyer në simbol të festave.

Reklama po përhapet masivisht në rrjetet shqiptare dhe shumë komentues thonë se kanë lotuar kur e kanë parë.

Arsyeja?

Reklama flet për një gjysh të vetmuar, të braktisur nga fëmijët e tij.

Ai detyrohet të sajojë vdekjen e tij, në mënyrë që familja të mblidhet për Krishtlindje.

Si një komb me kaq shumë emigrantë në çdo cep të planetit, çdo shqiptar e ka ndjerë veten të prekur nga kjo reklamë.

Thuhet se ka ndodhur një rast i ngjashëm në Shqipëri, kur një baba ka shpikur vdekjen e tij për të parë fëmijën emigrant.

Ndërkohë rrjeti në Gjermani është ndarë nëse duhet të përdorësh vdekjen për një spot publicitar, duke luajtur kaq rëndë me ndjenjat e njerëzve.

Aktori që luan në këtë spot është në fakt një britanik simpatik, 83-vjeçari Arthur Nightingale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles