Në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar “komisari i Jugut” në PS-ë.
Por gazetari Ylli Rakipi përveç pyetjeve, edhe ka replikuar ashpër me deputetin socialit Koço Kokëdhima, të cilin e kishte të ftuar…
“Mënyra se si ju organizoheni është komuniste, ju keni caktuar 6 komisarë. Njerëzit me pushtet në Shqipëri e përdorin ndikimin e tyre për të diktuar punësimet në institucione dhe është përgjegjësia edhe e juaja që rezulton të bëni emërime”,- u shpreh gazetari Ylli Rakipi.
Pas disa pyetjeve dhe fakteve që gazetari Rakipi solli për mënyrën se, si i drejton mbledhjet e deputetëve të Jugut i përzgjedhuri i kryeministrit Rama, Koço Kokëdhima, ky i fundit i është kthyer gazetarit Rakipi me fjalët: “Ç’punë ke ti me mbledhjet e socialistëve, ç’punë ke ti si i bëjmë ne mbledhjet…?!” .
Ndërsa Rakipi i është kundërpërgjigjur se: “Unë nuk kam asnjë punë por ju jeni bërë si djali i Koçi Xoxes”.